Bayern Munich totalisht i dorëzuar, i hap rrugën e titullit Leverkusen! Tani mbetet vetëm Champions (VIDEO)

1 Mars 2024
23:52
Telesport
back button

Duket se tashme Bayerni i Mynihut eshte totalisht i dorëzuar në garën për titullin kampion të Bundesliga-s dhe Leverkusen ka shansin te shkeputet edhe me shume ne kete ecuri te pabesueshme pa asnje humbje ne kampionat dhe ne Europe.

Mbajtësit e trofeut në 11 sezonet e fundit u ndalën në barazim 2-2 në fushën e Freigurgut, duke i dhënë mundësi Levekusenit që ta çojë në 10 pikë diferencën me ndjekësit (“Aspirinat”) duhet të fitojnë në fushën e Kolnit.

Golin e parë të takimit e shënuan vendësit, por Bayerni ia doli ta përmbyste rezultatin, por pa mundur ta ruante deri në fund epërsinë. Një barazim që nuk I bën shumë punë as Freiburgut, që vazhdon serinë e ndeshjeve pa fitore.

Golin që zhbllokoi takimin e realizoi Gunter në minutën e 12-të. Në të 35-tën barazoi Bayernit me Tel, me një diagonale të të bukur nga vija e 16 metrave. Përmbys rezultatin Bayerni me Musialan, që realizon pasi shmang disa mbrojtjes.

GOLI I 1-2 (BAYERN)

Zgjat pak epërsia e Bayernit, Holer shfrytëzon përgjumjen e mbrojtjes se Bayernit për të barazuar rezultatin. Nje Bayern qe tashme do te fokusohet vetem te nje ndeshje: ajo ndaj Lazios ne Champions, pasi eshte mundur ne Olimpico 1-0.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit