Bayern Mynih vijon spastrimet, kthen mbrapsht mbrojtësin pas vetëm 5 muajsh

30 Maj 2023
8:58
Telesport
back button

Edhe pse u shpall kampion në minutat e fundit të sezonit, situata te Bayern Mynih ëhstë e trazuar, pas largimeve të disa prej drejtuesve kryesorë të klubit. Të njëjtin fat pritet të kenë edhe disa lojtarë e ndoshta edhe vetë trajneri Thomas Tuchel.

E përditshmja gjermane “Bild” ka konfirmuar se klubi nuk do të mbajë mbrojtësin portugez Joao Cancelo. Ai erdhi në Bavari janarin e këtij viti në formë huazimi nga Manchester City, me të drejtë blerje për 70 milionë euro. Gjithsesi, bavarezët kanë vendosur ta largojnë lojtarin, që do të rikthehet te City.

29-vjeçari realizoi 1 gol në 21 ndeshje në total me Bayern Mynih në pesë muaj, duke bërë paraqitje të mirë, por klubi ka vendosur të mos ia blejë kartonin. Kështu, Cancelo do të rikthehet të Manchester City, që so ta nxjerrë sërish në shitje.

Gjithsesi, kampionët e Anglisë synojnë ta përfshijnë Joa Cancelo në një marrëveshje me Bayern për të sjellë në Premier lojtarin Joshua Kimmich. Në rast se kjo marrëveshje dështon, atëherë portugezi pritet të transferohet te Barcelona, Arsenal apo Juventus, që kanë shprehur interes për lojtarin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit