Bayern në vështirësi me vendin e parafundit, Sane i dhuron fitoren me një magji (Video)

27 Nëntor 2021
20:22
Denis Hakanaj
back button

Bayern ka marrë një fitore të ngushtë 1-0 kundër Arminia Bielefild, vendi i parafundit në renditjen e Bundesliga-s.

Heroi i ndeshjes së luajtur në Allianz Arena ka qenë Leroy Sane.

Gjermani ka vendosur takimin me një gol shumë të bukur në minutën e 71-të.

Një gol që ka kthyer Bayern Munich në krye të Bundesliga-s, pozicion që e humbi përkohësisht pas fitores 3-1 të Dortmund në fushën e Wolfsburg pak orë më parë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit