Bayern në vështirësi, Nagelsmann: “PSG? Ja çfarë duhet të bëjmë tani”

28 Janar 2023
22:21
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich nuk e ka nisur aspak mirë vitin 2023, pasi ka marrë barazimin e tretë radhazi në Bundesliga dhe tani ndjekësit janë afruar akoma më shumë.

Klubi bavarez nuk ka shkuar përtej barazimit 1-1 kundër Eintracht Frankfurt ka regjistruar ndalesën e tretë radhazi në kampionat. Trajneri Nagelsmann e ka komentuar ecurinë e ekipit të tij pas ndeshjes:

“Nëse nuk merr rezultatet fillon të humbasësh pak besim në vete dhe në mjetet e tuaja. Ka gjëra më të këqija në jetë, por nuk është një gjë e mirë”, ka thënë trajneri gjerman për Sky.

“Champions? Për të qenë në gjendje të luajmë ndeshje të mëdha, duhet të luash mirë ato të voglat që të jesh në një formë të mirë psikologjike.

“Nuk kemi shumë kohë para se të fillojnë ndeshjet e mëdha. Duhet të rimarrim veten, hapi i parë është gjithmonë i vështirë për t’u hedhur”, ka thënë Nagelsmann.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit