Bayern nën akuzë për shkak të fanellës së Goretzka-s

18 Mars 2019
20:05
back button

Bayern Munich është paditur nga UEFA pasi Leon Goretzka ka veshur fanellën e gabuar gjatë humbjes me Liverpool, duke thyer rregullat e sponsorit të kompeticionit. 

Goretzka kishte veshur fanellën e Bayern që përfshinte logon e Qatar Airways, përveç sponsorit gjenerat T-Mobile që është përpara. 

Sipas nenit 28 të rregullores së fanellave të UEFA-s, lejohet vetëm një sponsor gjatë ndeshjeve të Champions League dhe duhet të pozicionohet përpara fanellës duke mos kaluar limitet 200cm x 200cm. 

Mëngët e fanellave të Champions League zakonisht kanë vetëm logon e kompeticionit me fushatën e “Respect” që shihet në çdo bluzë. 

Kampionët gjermanë do të dënohen nga UEFA edhe për shkak se tifozët e tyre kanë përdorur fjalë ofenduese kundër VAR. 

Çështja do të shqyrtohet nga Trupi i Etikës dhe Disiplinës në UEFA më 16 maj. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit