Bayern nis negociatat me yllin e La Liga-s

17 Mars 2019
18:06
back button

Kanë nisur kontaktet mes përfaqësuesve të adoleshentit të Villarreal, Samuel Chukwueze, dhe gjigantëve të Bundesliga-s Bayern Munich, këtë e raporton Owngoanigeria.com. 

Bavarezët janë në kërkim të një sulmuesi anësor pasi dy veteranët Arjen Robben dhe Franck Ribery pritet të largohen në fund të sezonit dhe pasi kanë dështuar me blerjen e talentit të Chelsea-t Hudson-Odoi, ata e kanë kthyer vëmendjen te Chukwueze. 

Chukwueze ka shpërthyer këtë sezon në La Liga, por me Villarreal që është në luftë për mbijetesë, ai përflitet për një largim në fund të sezonit. 

Ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga “Nëndetësja” dhe mund të largohet për një shifër 25 milionë euro. 

Bayern do të bëjë ofertën e tij për 19-vjeçarin gjatë verës, përpara se të fillojë Africa Cup of Nations, kur Chukwueze mund të jetë pjesë e Nigerisë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit