BAYERN NUK FAL | Mjaftojnë talenti i ri dhe i zakonshmi veteran Muller me gol “alla Inzaghi” (PAMJET)

14 Gusht 2022
19:39
Telesport
back button

Bayern Munich vazhdon me fitoret. Pasi luajti tenis ndaj Frankfurt ne debutim, kete here viktima ishte Wolfsburg, qe eshte mposhtur me rezultatin e thjeshte 2-0 nga djemte e Nagelsmann…

Nje gol spektakolar ndaj Wolfsburg sot per futbollistin e ri dhe qe shihet e tashma dhe e ardhmja e Bayern dhe Gjermanise. Në Bundesligën e sezonit të kaluar, Musiala luajti në 30 ndeshje për Bayern München, shënoi pesë gola dhe dha pesë asistime.

http://VIDEO E GOLIT

Musiala ishte paraqitur më 5 gusht për Bayern München kundër Eintracht Frankfurt ne menyre fenomenale. Ai shënoi një dygolësh në atë ndeshje për skuadrën e tij në fitoren e tyre 6-1.

Musiala kaloi te Bayern München në qershor 2020 nga Bayern München II, për të cilin ai bëri 10 paraqitje në ligë në total, duke shënuar dy gola. Ishte më 20 qershor 2020 që Musiala bëri debutimin e tij në garë, në moshën 17 vjeç e 114 ditë, kundër Freiburgut.

Në karrierën e tij në Bundesligë në përgjithësi, ai ka luajtur 59 herë në këtë kompeticion, me 14 gola të shënuar dhe gjashtë asistime. Dhe kushedi se sa do te vazhdoje te shenoje…

Sakaq, ne fund te pjeses se pare do te shenonte edhe Thomas Muller me nje levizje alla Inzaghi, duke devijuar nje top brenda zone dhe ndryshuar drejtimin. Per veteranin duket se koha ka ngecur…

GOLI I MULLER (VIDEO)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit