Bayern ofron mbrojtësin si karrem për të sjellë dy objektiva

21 Korrik 2019
12:29
Telesport
back button

Skuadra e Bayern Mynih është gati të heqë dorë nga mbrojtësi 27-vjeçar David Alaba për të sjellë në Bundesliga objektivat e merkatos. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra bavareze e ka ofruar lojtarin si pjesë të shkëmbimit në merkato te rivalët e Barcelona dhe Manchester City.

Në këmbim, në Mynih do të vijnë respektivisht Ousmane Dembele ose Leroi Sane. Duket se mbrojtësi austriak nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Niko Kovac, që kërkon ta shesë. Ndërkohë që, Bayern ka nevojë urgjente për një sulmues apo mesfushor me tipare sulmuese.

Për këtë arsye, bavarezët duan të përfshijnë David Alaba në një nga këto shkëmbime. Për momentin City e Barça nuk kanë kthyer një përgjigje përfundimtare. Skuadra katalanase ka shfaqur interesim për Alaba, por nuk pranon ta shkëmbejë atë me Dembele, ndaj negociatat vazhdojnë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit