Bayern përgatit goditjen e bujshme në janar, në sulm për yllin e Manchester City!

11 Nëntor 2019
12:31
back button

Bayern duket se nuk e ka harruar fiksimin për të marrë në ekip Leroy Sane. Sipas lajmeve të fundit që shkruajnë mediat në Gjermani, bavarezët kanë kontaktuar përsëri me Cityn, për të siguruar shërbimet e anësorit gjerman.

Sane ishte shumë pranë kalimit në “Allianz Arena” merkaton e verës, por dëmtimi i tij prishi të gjitha planet. 23-vjeçari kthehet nga dëmtimi në shkurt të vitit të ardhshëm dhe Bayern po përgatit një tjetër sulm në janar për ta bindur anglezët.

Sipas asaj që thuhet në media, Sane e ka vendosur që do të largohet nga “Etihad Stadium”, me gjermanin që ka edhe 18 muaj kontratë me Cityn. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse drejtuesit nga Manchesteri do të bien dakord me drejtuesit e Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit