Bayern, polemika për ditët pushim për faj të… Gucci-Gnabry

24 Janar 2023
15:54
Denis Hakanaj
back button

Çfarë bëjnë futbollistët në ditët e pushimit? Në të vërtetë, çfarë mund të bëjnë ata? Në teori çdo gjë, në praktikë çështja është pak më e ndërlikuar.

Disa vendosin ta shfrytëzojnë kohën e lirë për të vizituar miqtë, siç bëri Paulo Dybala, i cili sapo mundi fluturoi drejt Alvaro Morata-s dhe gruas së tij për të takuar Bella-n, ardhjen e re të familjes.

Por ka edhe nga ata që krijojnë një kaos, si Tchouameni. Mesfushori i Real Madridit e kishte ditën e pushimit… të detyrueshëm sepse ishte i skualifikuar dhe shkoi në Paris për të parë NBA-në në vend që të mbështeste shokët e tij nga tribuna, duke indinjuar drejtuesit dhe tifozët.

Probleme ka edhe te Bayern Munich, siç raporton AS. Dhe fajin e ka…Gucci-Gnabry. Ky është pseudonimi i ri i sulmuesit, një adhurues i madh i modës dhe stilit.

Dhe prandaj nuk është për t’u habitur që në ditën e lirë të caktuar nga Nagelsmann pas ditës së fundit të kampionatit, gjermani fluturoi në Paris për javën e modës. Gjithsesi ky mund të jetë problem, siç kuptohet edhe nga deklaratat e trajnerit pas kritikave të shumta ndaj lojtarit.

“Unë besoj se një futbollist mund të bëjë çfarë të dojë në kohën e lirë. Në përgjithësi, si një punëdhënës normal, nuk mund t’i them një punonjësi që duhet të shkojë në meshë në orën 10 të dielave, se duhet të fillojë të hajë në 12 dhe se duhet të flejë në orën 14. Është e rëndësishme që secili të jetë në gjendje ta organizojë kohën e lirë në atë mënyrë që i bën të lumtur”.

Gjithçka mirë, megjithatë ka një “por”. Po, sepse dita e pushimit e dhë nga nga trajneri nuk është pëlqyer, duke qenë se erdhi pas barazimit me Leipzig, një nga kundërshtarët kryesorë në Bundesliga. Prandaj, një vendim i Nagelsmann-it që bavarezëve nuk u ka pëlqyer shumë.

Dhe nëse më pas… Gucci-Gnabry bën librat e tij me fotografi ndërsa është në Paris… “Por si trajner, më duhet të justifikoj disa ditë pushimi para drejtuesve të mi. Sepse e diela ishte ditë pushimi, pse nuk jemi të stërvitur pas barazimit 1-1?

“Dhe në një moment justifikimet e mia fillojnë të shemben kur rrjetet sociale janë të stërmbushura me fotografi të ndryshme…”. Epo, debati vazhdon…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit