BAYERN POSHTËRON LEVERKUSEN NË 34 MINUTA (VIDEO)

17 Tetor 2021
16:22
Telesport
back button

Duhet të ishte superndeshja e javës në Bundesliga por u kthye në supertenis! Sepse Bayern Munich kur shkel gazin nuk do t’ia dijë cilin ka përballë…

Në fakt, e provoi sot pasdite Leverkusen, ekipi i momentit në kampionatin gjerman, me lojtarë cilësore dhe disa talente si Wirtz, por që në 34 minuta ka pësuar plot pesë gola.

Një mbrojtje që është tronditur totalisht dhe një mesfushë inekzistente…

Hap gjithçka Lewandowski pas 3 minutash dhe dyfishon po vetë polaku më pas në minutën e 30-të. Merr skenën edhe Muller me golin e tretë dhe në fund brenda 2 minutash tërbohet Gnabry me dy gola…

Heshtje në stadium, Bayern mbyll setin e parë!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit