Bayern pranë akordit, por sulmuesi dëshiron Liverpool-in

14 Maj 2019
14:09
back button

Timo Werner do të largohet nga Leipzig në fund të sezonit. Të gjitha gjasat janë që sulmuesi gjerman të veshë fanellën e Bayern Munich, që është vënë në kontakt me klubin që ka kartonin e sulmuesit.

Takimet zyrtare për negocim i konfirmoi edhe CEO i Leipzig, Oliver Mintzlaff, njëkohësisht zbuloi edhe ëndrrën e 23-vjeçarit.

“Ai është rritur me ne në personalitet dhe tani dëshiron të hedhë një tjetër hap. Ne e kemi thënë gjithmonë se nuk bëhemi pengesë në karrierën e një lojtari nëse ai vendos të largohet”, tha fillimisht Mintzalff.

Në vijim drejtuesi i klubit gjerman shtoi se nuk i kanë thënë ende lojtarit për interesimin e Bayern Munich, mirëpo pranoi se për të interesohen edhe klube të tjera dhe vetë Werner pëlqen të luajë me Jurgen Klopp te Liverpool ose Thomas Tuchel tek PSG.

“Ndoshta Werner nuk dëshiron të shkojë në Munich. Ndoshta dëshiron të shkojë tek Klopp në Liverpool, apo tek Tuchel në Paris”, tha CEO i Leipzig.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit