Bayern “prapakthehu”, i ofron rinovimin idhullit të tifozëve

11 Shtator 2019
20:44
Telesport
back button

Skuadra e Bayern Mynih kërkon të vendosë paqen me mbrojtësin austriak David Alaba. Sipas të përditshmes gjermane “Kicker”, skuadra kampione e Gjermanisë i ka ofruar mbrojtësit 27-vjeçar rinovimin e kontratës. Ajo aktuale skadon në verën e vitit 2021.

Këtë verë palët patën kaluar një moment krize, aq sa u përfol se Alaba do të largohej nga Bayern. Ndërkohë që pretendentët për mbrojtësin bënë një hap para, duke bërë ofertat e tyre.

Gjithsesi, lojtari qëndroi dhe në javën e fundit edhe shënoi golin që solli përmbysjen e Bayern në kampionat. Duket se kaq mjaftoi që palët të shtrëngojnë sërish duart, për të vijuar bashkëpunim.

Bayern ka takuar menaxherin e lojtarit, duke i ofruar një marrëveshje të re deri në vitin 2023. Tashmë pritet reagimi i mbrojtësit të majtë të kombëtares austriake, që gjithë karrierën e tij e ka me Bayern (349 ndeshje dhe 30 gola), një idhull i tifozerisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit