BAYERN PREK TITULLIN E 31-të! Vendos talenti Musiala. Gladbah shkatërron Frankfurt, Schalke drejt rënies (VIDEO)

17 Prill 2021
17:26
Telesport
back button

Fitore me vuajtje, por 3 pikë që e projektojnë tashmë Bayern Munich drejt titullit kampion që do të ishte 31-ti i historisë së ekipit.

Suksesi në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-2 e dërgon kështu 7 pikë larg ndjekësit më të afërt që është Leipzig (barazoi dje).

Një ndeshje e vendosur nga protagonisti i artë, talenti Musiala, me dy gola në pjesën e parë. Në mes, Chupo Moting. Pikërisht në 45′ e para Bayern ka vulosur fitoren, edhe pse vendasit deri në fund tentuan ta barazonin pasi pjesa e dytë nisi menjëherë me golin e Phillipp, që fiksoi shifrat në 2-3, aq sa edhe përfundoi takimi.

Borussia Monchengladbah ka shkatërruar Frankfurt me rezultatin 4-0. Një ndeshje që nuk ka pasur histori nga fillimi deri në fund.

Ndërkohë, bie në sy edhe suksesi i Freiburg 4-0 ndaj Schalke, që duket se tashmë është dënuar me rënien nga kategoria dhe në vend të fundit me vetëm 13 pikë.

Fiton edhe Union Berlin ndaj Stuttgart me rezultatin 2-1. Ekipi i kryeqytetit duket se tashmë mund të prekë Europën dhe po bën një super sezon.

Barazim pa gola mes Augsburg dhe Arminia Bielefield.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit