Bayern provoi ta bindte me shuma marramendëse, zbulohet prapaskena me Haaland

11 Maj 2022
18:31
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich, sipas Bild, ka provuar ta bindë Erling Haaland të transferohej te bavarezët deri fundjavën e kaluar, por pa sukses.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic i ka bërë lojtarit edhe disa oferta shumë të rëndësishme për ta bindur të pranonte kampionët e Gjermanisë, por Haaland i ka informuar të hënën se do të nënshkruante për City-n.

Bayern rrezikon të humbasë Leëandoëski-n në fund të sezoni dhe për këtë arsye ka provuar të marrë Haaland, por tentativat e bavarezëve kanë dështuar.

Kur i ka mbatur edhe një vit në kontratë, sulmuesi polak ka informuar drejtuesit e Bayern-it nëpërmjet menaxherit të tij se ka dëshirë të transferohet te Barcelona.

Një lamtumirë e mundshme e Lewandowski-t do të ishte një humbje e madhe për bavarezët. Në fakt, nuk do të jetë aspak e lehtë të gjendet një lojtar që mund të shënojë 49 gola në 45 ndeshje, siç ka bërë polaku në këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit