Bayern qepet pas Leipzig, spektakël ndaj Herthës për vendin e dytë! (VIDEO)

19 Janar 2020
17:33
back button

Bayern Munchen ka shkatërruar Herthën e Berlinit brenda 45 minutave të dyta, duke i shënuar plot katër herë, me bavarezët që tashmë ngjiten në vendin e dytë dhe sulmojnë kreun që mbahet nga Leipzig.

Fitore 0-4 për të besuarit e Flick, të cilët fillimisht shënuan me anë të Muller në minutën e 60-të. Leëandoëski dhe Thiago Alcantara do të shënonin në minutat 73 dhe 75 për të trefishuar shifrat, ndërsa në të 84-tën pati vend edhe për Ivan Perisic.

 

Kështu, Bayern ngjitet në vendin e dytë me 36 pikë, duke parakaluar në renditje Borussia Monchengladbach, që u mposht nga Schalke këtë javë dhe mbeti në kuotën e 35 pikëve. Diferenca e Bayernit me kreun është katër pikë, me Leipzig që po zhvillon një sezon magjik.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit