Bayern qetëson tifozët, ja kur rikthehet Coman

12 Dhjetor 2019
21:15
back button

Bayern Munich ka deklaruar zyrtarisht se Kingsley Coman do të qëndrojë për tri javë larg fushave pas një tërheqjeje në ligamentin e gjurit. Francezi do të jetë gati për fazën përgatitore të dimrit e cila do të zhvillohet në Doha gjatë janarit.

Francezi është dëmtuar gjatë ndeshjes me Tottenham të mërkurën në mbrëmje dhe në fillim u mendua një pushim i gjatë për sulmuesin anësor.

Klubi tani ka qetësuar tifozët duke thënë se gjuri do të rikthehet në gjendjen e mëparshme nëpërmjet një shine.

23-vjeçari do të mungojë deri në fund të vitit, por pritet t’i bashkohet skuadrës në Doha.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit