Bayern, revolucioni fillon me një ofertë 150 milionë euro

5 Dhjetor 2018
14:03
Denis Hakanaj
back button

Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt janë dy objektivat kryesorë të disa klubeve europiane. Ankandi është hapur dhe të dy lojtarët mësohet të kenë informuar Ajax-in kohët e fundit se duan të largohen. Sipas "SportBild", Bayern Munich ka përgatitur 150 milionë euro për dyshen holandeze.

E përditshmja gjermane ka folur për një "plan rinovimi" të Bayern, që do të humbasë në fund të këtij sezoni Robben dhe Ribery. Gjithashtu, në listën e largimeve janë edhe emrat e Hummels, Javi Martinez, Boateng. Bavarezët duna të përforcohen në mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

Një tjetër përforcim, gjithmonë sipas shtypit gjerman, 22-vjeçari Pavard do të luajë me kampionët e Gjermanisë në fuqi sezonin e ardhshëm. Kampioni i botës pritet të kalojë te Bayern nga Stuttgart për 35 milionë euro. Gjithashtu, drejtuesit e klubit gjerman interesohen edhe për Luka Jovic, golashënuesi më i mirë i Bundesliga-s, dhe Ante Rebic, të dy në radhët e Frankfurt-it.

Trajneri i Ajax-it, Eric ten Hag, ka konfirmuar interesin e Bayern dhe ka thënë se: "Gjashtë të mëdhatë e Europës duan këta dy lojtarë. Nuk ka klauzolë lirimi, çmimin e vendos Ajax-i dhe kjo gjë i jep siguri klubit për të planifikuar të ardhmen".

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit