Bayern-Ronaldo, vjen deklarata që “fshin” çdo dyshim! Lewandowski rebel, por klubi i përplas derën Barcelona-s

24 Qershor 2022
21:54
Telesport
back button

Shumë zhurmë për Cristiano Ronaldon dhe te ardhmen e tij por ende asgje konkrete dhe reale. AS një ditë më parë shkruante se Bayern Munich po mendon ta marrë portugezin për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

Në Gjermani gjithsesi kanë një tjetër version. Sport 1 shkruan se agjenti i tij e ka ofruar Ronaldon te Bayern. Vetë sulmuesi ishte i hapur për të kaluar në Bundesliga, pasi do të kishte mundësinë të luante në Champions League me një skuadër që mund të tentojë edhe trofeun.

Gjithsesi drejtuesit e Bayern Munich kanë diskutuar për afrimin e portugezit në skuadër dhe në fund kanë vendosur që të kthejnë përgjigje negative. Nderkohe, Bayern Munich ka refuzuar përsëri ofertën e Barcelonës për Robert Lewandowski.

Katalanasit ofruan 40 milionë euro plus bonuse për bomberin polak, por bavarezët e refuzuan duke e konsideruar të ulët shifrën. Sipas “Marca”, Bayern tashmë nuk e konsideron më si ta pashitshëm polakun, madje i kanë vendosur edhe shifër.

Për Bayern Munich, kartoni i Lewandowski kushton 50 milionë euro. Klubi spanjoll ka ende shpresë pasi tashmë e kanë të ditur se sa duhet të paguajnë për makinerinë e golave

Lewandowski po mendon të mos paraqitet në seancën e parë stërvitore në Mynih, kur Bayern të nisë grumbullimin për sezonin e ri futbollistik. Polaku do ta përdorë këtë si një mënyrë për t’i bërë presion klubit, për ta lejuar ta shesin te Barcelona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit