Bayern, Rummenigge dhe Salihamidzic të çmendur pas Coutinho-s

19 Gusht 2019
12:39
Denis Hakanaj
back button

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinze Rummenigge, i ka dhënë mirëseardhjen Philippe Coutinho-s:

“Kemi punuar shumë për ta marrë dhe jemi të lumtur që kemi arritur ta finalizojmë këtë operacion”, ka thënë ai. “Falënderojmë Barcelona-n për marrëveshjen e arritur. Philippe është një lojtar që do ta përforcojë sulmin tonë me cilësitë që ka”.

Për brazilianin ka folur edhe drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, i cili ka thënë se:

“Philippe ka qenë i qartë që në fillimin e negociatave me Barcelona-n se donte vetëm Bayern-in. Është një lojtar i nivelit botëror, që mund të aktivizohet në pozicione të ndryshme. Coutinho do të na ndihmojë të arrijmë objektivat që i kemi vënë vetes”, ka thënë Salihamidzic.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit