Bayern është ndalur nga leipzig në javën e gjashtë të Bundesliga-s.
Sfida e luajtur në “Red Bull Arena” është mbyllur në barazim 2-2.
Pjesa e parë ka shkuar shumë keq për bavarezët.
Gafa e Ulreich – Minuta 12 – Video
Sfida mund të ishte mbyllur që në minutën e 12-të, pas një gafe të pabesueshme të Ulreich, por Forsberg e ka falur portierin e bavarezëve.
Leizpig [1] – 0 Bayern Munich – Lois Openda 20′ – Video
Nuk ka gabuar në minutën e 20-të Openda, i cili ka kaluar në avantazh Leipzig me një goditje të saktë brenda zonës.
Leizpig [2] – 0 Bayern Munich – Castello Lukeba 26′ – Video
Gjashtë minuta më mbrapa ka ardhur goditje e radhës për Bayern-in, me vendasit që kanë dyfishuar avantazhin me një gol të Lukeba-s, i ndihmuar nga një tjetër gafë e Ulreich.
Në pjesën e dytë ka ardhur reagimi i kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
RB Leipzig 2 – [1] Bayern Munich – Harry Kane 56′ (Pen) – Video
Në minutën e 57-të, Harry kane ka ngushtuar diferencat në 2-1 me një penallti dhe në të 70-ën, Sane ka shënuar golin e barazimit 2-2 pas një kundërsulmi të shpejtë.
Leipzig 2 – [2] Bayern Munich – Leroy Sane 70′ – Video
Pas këtij rezultati, Bayern mban vendin e tretë në renditje me 14 pikë, ndërsa Leipzig ndodhet në të pestin me 13 pikë.