Bayern “stërvitet” me Lazio! Lewandowski pas Ronaldo dhe Messit. Poker gjerman në Romë (VIDEO)

23 Shkurt 2021
23:03
Telesport
back button

Nuk ka histori! Lazio është tepër e vogël për Bayern Munich që si një uragan përplaset në Romë dhe thyen 4-1 skuadrën e Inzaghit…

Që do të ishte një natë e gjatë dhe e hidhur u dallua që pas 10 minutash kur Musacchio bëri gafën e madhe për t’i kthyer top Reina dhe ia fali Lewandowskit, që nuk fali por realizoi golin e tij të 72-të në Champions duke u vendosur pas Ronaldos dhe Messit.

Më pas do të vinte edhe goli i dytë me Musiala, talenti i ri 18-vjeçar i ekipit të Hansi Flick, që pas pasimit të bukur nga Goretzka do të godiste perfekt në këndin e poshtëm të portës së Reina.

Lazio tentoi të reagonte por ishte gati e pamundur, aq sa pësoi edhe golin e tretë me Sane këtë herë që përfitoi nga kthimi i topit të Reina pasi priti goditjen e Coman.

Pjesa e dytë nisi si mos më keq dhe Acerbi shkaktoi autogol. Correa shënoi menjëherë për Lazion golin e 1-4 por më pas ishte thjesht menaxhim nga Bayern dhe disa shkëndija me Immobile dhe Lewandowski që nuk prodhuan më gola.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit