Bayern, Thomas Muller dhe krahasimi i rëndësishëm

2 Gusht 2020
14:16
Denis Hakanaj
back button

Thomas Muller i ka thurur elozhe trajnerit Hans-Dieter Flick.

Sulmuesi i Bayern Munich nuk fshihet dhe i ka bërë komplimentet trajnerit që mori vendin e Kovac, duke bërë një krahasim shumë të rëndësishëm.

Duke folur për Süddeutsche Zeitung, sulmuesi e ka krahasuar identitetin e skuadrës aktuale me atë të kohës së Pep Guardiola.

“Mënyra jonë e lojës është e dallueshme, njësoj si në kohën e Pep Guardiola-s”, ka thënë gjermani.

“Çdo lojtar  shprehet në maksimum në rolin e tij. Kjo bën të mundur që gjithë skuadra të shprehet në nivele të larta dhe të rritet si kolektiv, duke fshehur pikët e dobëta. Luhet si skuadër, nuk ekziston individi”.

“E njihja Flick më parë, por vetëm si trajner të dytë. Nuk imagjinoja që të kishte kaq shumë njohuri. Shikoj lojtarët e rinj shumë të motivuar dhe veteranët që kanë dëshirë të provojnë gjëra të reja. Kjo përzierje mund të sjellë gjëra të rëndësishme…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit