Bayern turpërohet në Kupën e Gjermanisë, eliminohet nga skuadra e kategorisë së dytë (VIDEO)

13 Janar 2021
23:34
Denis Hakanaj
back button

Rezultat i bujshëm në Kupën e Gjermanisë.

Bayern Munich është eliminuar në 1/16-at e kompeticionit nga Holstein Kiel, skuadër e kategorisë së dytë.

Bavarezët kanë kaluar dy herë në avantazh me Gnabry (14′) dhe Sane (48′), por nuk kanë arritur ta ruajnë atë, duke u ndëshkuar nga Bartels (37′) dhe Wahl (95′).

Sfida është vendosur nga lotaria e penalltive që është fituar nga vendasit pas gabimit të spanjollit Roca për Bayern-in.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit