Bayern u mund me përmbysje, Muller: “E shëmtuar… ajo ishte fatale!”

8 Dhjetor 2019
22:38
back button

Pas disfatës së pësuar me përmbysje ndaj Borussia M’Gladbach 2-1, sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, protagonist me asist-in e golit të bavarezëve ka analizuar faktorët që çuan në humbjen e kampionëve të Gjermanisë.

“Është e shëmtuar të humbasësh këtë ndeshje në atë mënyrë. Pas golit tonë nuk luajtëm më si 50 minutat e para. Kështu që pësuam gol dhe ishte fatale pasi shkaktuam edhe një penallti të panevojshme. Futbolli është frenetik, edhe gjatë një ndeshje. Nuk mund të ndalim së luajturi pas një goli”, deklaroi Muller.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit