Bayern zbulon fanellën e Championsit

23 Korrik 2019
18:37
back button

Pasi ka publikuar fanellën e parë dhe të dytë, Bayern Munich tani ka zbuluar edhe fanellën me të cilën do të luajë në Champions League.

Pas eliminimit zhgënjyes ndaj Liverpoolit sezonin e kaluar, bavarezët do ta provojnë përsëri këtë vit për të arritur objektivin kryesor. 

Tani kampionët rekord të Gjermanisë kanë publikuar edhe fanellën me të cilën do të luajnë në kompeticionin më prestigjioz europian. 

Ajo është blu e errët dhe me motive interesante. Me vija portokalli në mëngë dhe shpatulla që shërbejnë për të krijuar një kontrast. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit