Bayern zyrtarizon lamtumirën e “xholit”: S’do t’i harroj kurrë këto 9 vite

4 Maj 2021
16:40
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich dhe Javi Martinez do të ndahen në verë. Lajmin e ka dhënë vetë klubi.

Kontrata drejt skadencës e spanjollit, i transferuar te bavarezët në 2012-ën, nuk do të rinovohet. Spanjolli ka qenë një nga shtyllat e bavarezëve, një xhol i vërtetë duke parë se ka mbuluar disa role edhe atë të sulmuesit.

Në sezonin e tij të parë me Bayern, bavarezët kanë fituar Triplete-n e parë në historinë e klubit, një arritje e përsëritur në sezonin e kaluar në atë që ka qenë një vit historik me gjashtë tituj të fituar.

Deri tani, 32-vjeçari ka fituar Bundesliga-n në çdo sezon, ashtu si Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për klube, plus pesë Kupa të Gjermanisë dhe katër Superkupa të Gjermanisë.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam qenë pjesë e familjes së Bayern-it prej nëntë vitesh. Dua të falënderoj këtë klub të madh dhe mbi të gjitha tifozët tanë”, ka qenë mesazhi i Javi martinez.

“Mynihu ka qenë shtëpia ime dhe nuk do t’i harroj kurrë këto nëntë vite. Bayern dhe tifozët e tij do të jenë gjithmonë në zemrën time. Muchas gracias, dankeschön, servus – do të rishihemi!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit