Bayerni i vendos “kufirin te thana” Perezit për Alphonso Davies: Paguaj 70 milionë euro që ta marrësh

2 Mars 2024
9:14
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja e Alphonso Davies vazhdon të bëhet më e qartë me kalimin e ditëve. Lojtari kanadez, kontrata e të cilit me Bayern Munich përfundon më 30 qershor 2025, dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin këtë verë, duke e vendosur kështu klubin e tij aktual në një udhëkryq të plotë: ose ta shesë në qershor, ose do të largohet falas verën e vitit të ardhshëm.

Gazeta gjermane “Bild” pohon se skuadra bavareze po supozon gradualisht largimin e një prej mbrojtësve më të talentuar në skenën botërore. Madje tashmë ka vendosur një shifër për ta lënë atë të largohet te Real Madridi këtë verë: 70 milionë euro.

Takimet e fundit të drejtuesve të klubit bavarez me agjentin e tij për të diskutuar një rinovim të mundshëm e kanë bërë të qartë se vetëm skuadra madrilene është në mendjen e Davies. Florentino Pérez ka shumë gjasa që të bëjë një ofertë më të ulët, rreth 35 milionë euro, duke qenë se Davies ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit