Bayerni injoron Interin: Brozovic s’ka cilësi të mjaftueshme për ne

16 Shtator 2020
12:03
Alfred Lleshi
back button

Marcelo Brozovic është një nga lojtarët, që pritet të largohet nga Interi. Për të përmbushur kërkesat e trajnerit Conte, klubi zikaltër duhet së pari të shesë dhe vlerësojë çdo ofertë për mesfushorin kroat. Për momentin, megjithatë, nuk ka asnjë ofertë konkrete për Brozovic. Bayern Munich dukej se ishte në gjurmët e tij, por klubi bavarez e ka përjashtuar zyrtarisht veten nga ky “ankand”. Në fakt, sipas raporteve të “Bild”, nuk do të ketë negociata për mesfushorin e Interit. Sipas Bayernit, kroati nuk ka cilësi të mjaftueshme për të luajtur në mesfushën e Flick.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit