Bayerni karantinon yllin e ekipit, frikë për COVID-19

15 Shtator 2020
20:15
Eraldo Harlicaj

Ylli i Bayern Munchen, Kingsley Coman, nuk po stërvitet me skuadrën gjermane. Ai është karantinuar, pasi ka patur kontakt me disa persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID.

Sulmuesi nuk do të stërvitet me grupin deri në momentin që të vërtetohet se është negativ me COVID-19. Coman ishte heroi i gjermanëve në finalen e Champions League sepse shënoi golin e vetëm ndaj PSG.

Francezi ka vuajtur shumë gjatë karrierës së tij, pasi ka patur probleme me dëmtimet. Coman e ka marrë veten dhe së fundmi, fatmirësisht nuk ka patur ndonjë dëmtim të rëndë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit