Bayerni mposht “big”-ët e Europës, të favorizuar për yllin e ri

5 Qershor 2020
15:42
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen beson fort se do të jenë të parët në garë për të arritur te mesfushori i Bayer Leverkusen, Kai Havertz. Ylli gjerman po shkëlqen këtë sezon dhe shumë klube duan ta rrëmbejnë.

Emri i tij po ndiqet me interes nga Manchester United, Liverpool, Real Madrid dhe PSG. Bayerni nuk mund të mbetet pas dhe menjëherë ka nisur sulmin drejt futbollistit të ri. 20-vjeçari nga krahu tjetër do të largohet nga Leverkusen, por është i pavendosur për destinacionin e ri.

Mediet gjermane momentalisht favorizojnë kampionët e Gjermanisë në garën për lojtarin e ri. Bayerni është më i favorizuar dhe për faktin se drejtuesit janë gati të futen në hapa konkretë për futbollistin.
Bundesliga scouting report: Erling Haaland, Alphonso Davies, Kai ...

Lajme të tjera

Lajmet e fundit