Bayerni para kombëtares, Rummenigge i prerë me trajnerin Flick

8 Prill 2021
14:43
Alfred Lleshi

Hansi Flick është një nga rastësitë më të mira në historinë e Bayern Munich. Gjermani arriti në korrik 2019 si pjesë e stafit të Niko Kovac dhe, pasi kroati nuk ofroi rezultatet e pritura, u zëvendësua nga ndihmësi para çerekfinaleve të Champions-it, edicionin e kaluar. Ai përfundoi duke fituar gjithçka si debutues në stolin e bavarezëve.

Flick ka demonstruar gjithë talentin e grumbulluar te Bammental, Hoffenheim, RB Salzburg dhe në ekipin kombëtar gjerman, ku ishte i dyti, pas Joachim Löw (2006-2014), duke shtuar edhe Kupën e Botës në rekordin e tij si trajner. Në kombëtaren gjermane ka lënë një kujtim të shkëlqyeshëm, ndaj, me largimin e zyrtarizuar të Joachim Löw pas Europianit të kësaj vere, federata nuk hezitoi të pyeste Flick për situatën e tij. Rummenigge, menaxheri i përgjithshëm i Bayernit, i ka mohuar zërat se trajneri do të ribashkohet me kombëtaren gjermane:

“Ata të federatës janë aq të zënë me politikë, sa që nuk po bëjnë përpjekje të mjaftueshme për të adresuar disa probleme të mëdha strukturore, të tilla si problemet në zhvillimin e të rinjve dhe trajnimin e trajnerëve. Ajo që mungon është një strukturë profesionale, me figura të rëndësishme të Bundesligës në bord. Unë do të këshilloja shtrëngimin e radhëve dhe kthimin në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur. Sidoqoftë, federata duhet t’i bëjë planet pa Hansi. Përvoja ime më tregon se trajnerët që punojnë mirë te Bayerni mbahen për një periudhë afatgjatë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit