Bayerni pret “shqiponjat”, që shkarkuan ish-trajnerin Kovac

23 Maj 2020
9:27
Alfred Lleshi
back button

Kryesuesit e Bundesligës, të drejtuar nga Hans-Dieter Flick, sfidojnë sot Eintracht Frankfurt në kuadrin e javës së 27-të të kampionatit, e dyta në radhë, pasi rifilloi aktiviteti më 16 maj. Duhet të kujtojmë se Bayern Munich-Eintracht Frankfurt do të zhvillohet sot, me start orën 18:30, në “Allianz Arena”. Do të jetë ndeshja e 98-të midis dy skuadrave në elitën e futbollit gjerman.

Bavarezët kryesojnë klasifikimin me 58 pikë, si rezultat i 18 fitoreve, 4 barazimeve dhe 4 humbjeve. Ata janë 4 pikë para Borussia Dortmund, ndërsa “shqiponjat” mbajnë vendin e 13-të, me 28 pikë, falë 8 fitoreve, 4 barazimeve dhe 13 humbjeve.

Në 97 ndeshjet e mëparshme të Bundesligës, statistikat janë qartësisht të favorshme për Bayernin, me 53 fitore, 22 barazime dhe po aq suksese të Eintracht. Veçanërisht bavarezët i kanë fituar 10 ndeshjet e fundit në shtëpi. Kjo seri fitoresh është më e gjatë se kundër çdo skuadre tjetër, që luan aktualisht në Bundesligë.

Fitorja e fundit e “shqiponjave” është 5-1 në shtëpi, në ndeshjen e parë, që çoi në shkarkimin e trajnerit të atëhershëm të Bayernit, Niko Kovac. Bavarezët kanë 7 fitore  radhazi në 7 ndeshjet e fundit, të luajtura në të gjitha garat, 5 prej tyre radhazi në kampionat. Eintracht, në vend të kësaj ka marrë 1 fitore dhe 4 humbje radhazi në 5 javët e fundit të Bundesligës.

Vetëm në sezonin 1999-2000, Eintracht Frankfurt kishte patur më shumë humbje se këtë vit, në këtë pikë të sezonit: 14 kundër 13 aktualeve. “Shqiponjat” janë gjithashtu skuadra më e dobët e Bundesligës në transfertë, me vetëm 7 pikë të fituara. Ajo ka grumbulluar 9 humbje në 12 ndeshjet e fundit larg shtëpie.

Robert Lewandowski është sulmuesi i Bayernit dhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës me 26 “rrjeta”, ndërsa portugezi Gonçalo Paciência është më i frytshmi mes kuqezinjve, me 7 gola të shënuar.

FORMACIONET E MUNDSHME:
BAYERN MONACO (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Thiago Alcántara; Gnabry, Müller, Coman; Lewandowski.

EINTRACHT FRANCOFORTE (3-4-1-2): Trapp; Abraham, Hasebe, Hinteregger; Da Costa, Hilsanker, Rode, Kostic; Gacinovic; André Silva, Dost.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit