Bayerni sfidon Realin, kërkon talentin e madh francez

19 Prill 2021
19:55
Telesport
back button

Bayern Munchen dëshiron të përforcohet në mesfushë gjatë merkatos së verës dhe objektivi kryesor duket se është Eduardo Camavinga. Kjo është ajo që raporton prestigjiozja franceze “France Football”.

Drejtuesit e Bayern po mundohen të tregohen sa më të shpejtë në bisedimet e tyre me Rennes, për t’i bindur këta të fundit që të heqin dorë nga shërbimet e mesfushorit të talentuar. Arsyeja kryesore e nxitimit të gjermanëve është rivaliteti me Real Madrid.

Camavinga pëlqehet shumë edhe nga madrilenët që e ndjekin prej kohësh francezin. Kartoni i 18-vjeçarit vlen të paktën 65 milionë euro dhe tashmë pritet se kush do të arrijë të bindë klubin e Rennes, Bayern apo Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit