Bayerni synon dështimin e Tottenhamit, 2 emra për të zëvendësuar Alcantaran

14 Korrik 2020
18:21
Eraldo Harlicaj
back button

Një lëvizje e çuditshme mund të ndodhë në merkaton e verës, pasi Bayern Munchen mund të tentojë të rrëmbejë lojtarin e Tottenham, Tanguy Ndombele. Mesfushori ka rezultuar dështim në Londër, pasi nuk ka arritur të kthehet në titullar.

Ish-lojtari i Lyonit u transferua në verë te “Spursat” për 60 milionë euro me shpresën e një goditje të mirë, por nuk ka rezultuar e tillë. Trajneri Jose Mourinho nuk e do, madje thuhet se ka patur dhe një përplasje mes tij dhe lojtarit.

Portugezi u ka bërë me dije drejtuesve se janë të lirë ta shesin, pasi nuk e do në skuadër. Le10sport bën me dije se një alternativë e re ka dalë në shteg. Bayern Munchen dëshiron të rrëmbejë lojtarin në Gjermani, pasi e konsiderojnë si futbollistin e duhur për të zëvendësuar Thiago Alcantaran.

Emri tjetër që pëlqehet në Mynih është ai i Tiemoué Bakayoko. Trajneri Frank Lampard nuk e do në skuadër, ndërsa lojtari nuk dëshiron të mbetet te Monaco. Shtatlarti shpreson të rikthehet në Milano, por emri i Bayern Munchen mund ta joshë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit