Tenis

Becker “thumbon” Djokovic: Pas Roland Garros mendoi më shumë për pushimet

Pas dy vitesh bashkëpunim, Boris Becker ka kritikuar për herë të parë tenistin serb Novak Djokovic. Gjermani prej dy vitesh po bën rolin e trajnerit të numrit 1 në botë, por eliminimi i shpejtë që Djokovic pati në grand slemin e Wimbledonit nuk i ka pëlqyer Becker

Pas dy vitesh bashkëpunim, Boris Becker ka kritikuar për herë të parë tenistin serb Novak Djokovic. Gjermani prej dy vitesh po bën rolin e trajnerit të numrit 1 në botë, por eliminimi i shpejtë që Djokovic pati në grand slemin e Wimbledonit nuk i ka pëlqyer Becker. Sipas Becker, eliminimi i serbit në turneun londinez erdhi prej faktit se Djokovic pushoi më shumë se duhet pas triumfit të parë në Roland Garros. Gjë që trajnerit gjerman nuk i ka pëlqyer.

djokovic ne plazh

Novak Djokovic ne plazh me bashkeshorten

Pas triumfit në Paris, të gjithë e përgëzuam për fitoren e parë në Roland Garros. Ai e meritonte atë sukses, por festoi dhe pushoi më shumë se duhet, duke lënë mënjanë përgatitjen për Wimbledonin. Ndaj në Londër nuk ishte në formën më të mirë. Kjo deri diku është e pranueshme, pasi edhe ai është njeri e jo robot”, tha Becker, që shpresonte që “nxënësi” i tij këtë vit t’i fitonte të katër grand slemet. Ndoshta këto kritika do të jenë stimul për Djokovic, që synon medaljen e artë në “Rio 2016”.

Boris Becker dhe Novak Djokovic 1

Becker dhe Djokovic gjate stervitjes

[interaction id=”578526c433e3688a298be065″]

Më shumë nga Tenis