Beckham bëhet sërish president, siguron “blerjen” 45 milionë euroshe

11 Maj 2019
11:29
Alfred Lleshi
back button

Beckham dhe gruaja e tij, Victoria, kanë marrë pronësinë e plotë të kompanisë (David është bërë president i saj), që mban emrin e tij. Ata kanë blerë 33% të aksioneve, që kishte Simon Fuller, partneri i tyre për vite me radhë dhe krijues i “Spice Girls”. Kështu bën me dije “The Financial Times”. Ish-futbollisti i njohur anglez, që dy ditë më parë u dënua nga një gjykatë në Londër (iu hoq patenta për gjashtë muaj, sepse u kap duke drejtuar makinën me celular në vesh), ka paguar 50 milionë dollarë (44.5 milionë euro) në këtë transaksion.

“Beckham Brand Holding” e ka filluar aktivitetin e vet në vitin 2012 dhe menaxhon partneritetet e markat e martesave të suksesshme britanike. Ndër degët e biznesit të tij janë “Seven Global” dhe “David Beckham Ventures”. Gjithashtu, “Becks” kontrollon përqindjet tek Inter Miami FC, është president i këtij klub futbolli, që do të garojë në “Major League Soccer” (MLS) vitin e ardhshëm.

Nga ana e tij, Simon Fuller është karakterizuar gjithmonë nga nuhatja e shkëlqyer që ka për biznes, duke përfaqësuar gjigantë të vërtetë të muzikës dhe sportit. Përveç krijimit të “Spice Girls” dhe “American Idol”, ekskluzivitete miliona dollarëshe, ai ka bashkëpunuar me fenomene të tilla si Beckham, Elvis Presley dhe Muhammad Ali, në të kaluarën. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit