“Beckham dëshiron të rikthehet dhe të luajë për ekipin tim”

15 Shtator 2019
12:20
Telesport
back button

Trajneri Mauricio Pochettino ka bërë sot një rrëfim surprizë në lidhje me ish-futbollistin anglez David Beckham. Trajneri i Tottenham, që dje fitoi 4-0 ndaj Crystal Palace në Premier, tha se ka patur një dialog me Beckham pak ditë më parë.

Tani kemi një stadium të ri, është një impiant fantastik. Po flisja me Beckham për këtë gjë dhe më tha: Do të doja të isha sërish futbollist për të luajtur futboll për skuadrën e Tottenham, pasi ky stadium është fantastik”, tha Pochettino.

Po po, më tha kështu: Dua të luaj sërish, për Tottenham, për ty”, u shpreh më tej Pochettino, duke hequr çdo dyshim të gazetarëve në lidhje me deklaratën e “spice boy”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit