Beckham, ish-makina e tij nxirret në shitje për një shifër rekord

30 Qershor 2020
15:47
Denis Hakanaj
back button

David Beckham, protagonist në botën e futbollit dhe jo vetëm.

Ish-futbollisti, tan i president i Inter Miami, skuadër e MLS-së,  është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes.

Këtë herë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, nëpërmjet asaj që ka qenë një makinë e tij. Një Aston Martin AMV8 Volante e mrekullueshme, e nxjerrë në shitje për 500 mijë euro.

Sipas shtypit anglez, ish-makina e yllit të Manchester United është nxjerrë në shitje në Angli. Beckham e ka mbajtur mjetin për 15 vite dhe shpesh është parë në drejtim të makinës me gruan Victoria.

Janë realizuar vetëm 78 modele të tillë dhe kjo e rrit vlerën e makinës që është riparuar nga specialistët e shtëpisë automobilistike para se të nxirrej në shitje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit