Beckham zbarkon në Itali, i bën vetes një dhuratë super luksoze

10 Qershor 2021
16:47
Denis Hakanaj
back button

Dhuratë në horizont për David Beckham.

Ish-ylli i Manchester United ndodhet në Italia dhe arsyeja është që të bëjë një investim. Ish-Spice Boy duket se do të porosisë një jaht të ri shumë luksoz.

Këto zëra janë konfirmuar pasi presidenti aktual i Inter Miami është parë në kantieret e Riva Ferretti, në La Spezia, ku duket se ka zgjedhur super jahtin e tij të ri.

Kostoja e mjetit lundrues raportohet të jetë rreth 14.1 milionë dollarë.

Beckham, në fakt, është kapur në një seri videosh dhe fotografish të bëra në qytet nga disa fansa, gjatë një shëtitje në Portin Lotti.

Ish-lojtari nuk është tërhequr mbrapa dhe ka pranuar të bëjë disa fotografi me fansat. Një zotëri i vërtetë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit