Befasi në Gjermani, Rashica me shokë ndalin Bayern-in (Video)

21 Nëntor 2020
17:34
Denis Hakanaj
back button

Bayern Munich është ndalur në Allianz Arena.

Bavarezët nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Ëerder Bremen-it të Milot Rashicës.

Miqtë kanë kaluar në avantazh me Eggstein, ndërsa vendasit janë kundërpërgjigjur me Coman.

Kampionët në fuqi kanë shkuar në kuotën e 19 pikëve me pikën e marrë sot, por mund të kapen përsëri nga Leipzig, që do të luajë pak më vonë kundër Frankfurt-it.

Fiton Bayer Leverkusen, që ka triumfuar 2-1 në fushën e Bielefeld dhe  është ngjitur në vendin e dytë në pritje të Leipzig dhe Dortmund-it, ndërsa Hoffenheim ka barazuar 3-3 kundër Stuttgart-it.

Përsëri humbje për Schalkke-n, e mundur 2-0 në shtëpi nga Wolfsburg. Në fund, Borussia M’Gladbach ka barazuar 1-1 me Augsburg-un.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit