Befasi në stërvitjet e Milanit, lojtari më energjik dhe në formë rezulton ai që do të largohet!

3 Qershor 2020
13:43
Telesport
back button

Sezoni i Milanit do të rinisë me gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë (pritet të shihet nëse me 12 apo 13 qershor). Ndeshja e vajtjes në “San Siro” u mbyll 1-1 me golin final të Cristiano Ronaldo.

Tabuja “Allianz Arena” ose “Stadium” është pjesa më e vështirë. Që kur është ndërtuar ky stadium, Milani nuk ka arritur kurrë të fitojë dhe gjithçka vështirësohet më shumë edhe për faktin se tri titullarë të padiskutueshëm do të mungojnë për shkak pezullimi: Theo Hernandez, Samu Castillejo dhe Zlatan Ibrahimovic.

Stefano Pioli po studion në Milanelo modulin më të mirë dhe mes futbollistëve që ka befasuar të gjithë në këtë periudhë post-pandemie është lojtari tashmë i larguar, Giacomo Bonaventura.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, Jack sinjalizohet si futbollisti më i dalluar në stërvitje dhe në formë fizike brilante. Bonaventura do të luajë për vendin e titullarit me Paqueta, por eksperienca e italianit është më e vlefshme në të tilla ndeshje.

Në dhjetë vitet e fundit, vetëm Ibrahimovic ka shënuar më shumë te Milani se sa Jack, që në karrierën e tij i ka shënuar Juventusit në Superkupën e fituar në Doha, 2016, trofeu i fundit kuqezi.

Sakaq, Pioli shpreson dhe te Leao, që duhet të tregojë veten, ndërsa Rebic gjithashtu duhet të konfirmohet në formën e parë përpara se të vinte ndërprerja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit