BEFASI TE JUVENTUS | Morata largohet, zbulohet destinacioni i tij i radhës. Gati transferimi 30 mln euro

28 Maj 2022
0:06
Telesport
back button

Álvaro Morata, kontrata e të cilit me Atlético de Madrid skadon më 30 qershor 2023, është shumë afër nënshkrimit te Arsenali i Mikel Arteta. Gazeta iberike “Sport” e shpjegon dhe lajmet gjejne edhe konfirmim në Angli.

Burimet flasin për një shifër nga 25 deri në 30 milionë euro, lojtari nuk do të blihet nga Juventusi (sot kontakte të reja por distanca mes ofertës dhe kërkesës me Atletico Madrid mbeten shume i madh)

Juventusi kishte arritur te ofronte deri ne 20 mln euro me bonuse per kartonin e sulmuesit pasi e ka paguar per dy vite me 10 mln euro huazim, ndaj nuk do te donte te kalonte 40 mln eurot e investimit per sulmuesin.

Por, Atletico ka nevoje per para per te financuar levizjet ne merkato dhe mes ketyre levizjeve mund te jete Lautaro Martinez. Kjo sepse fiksimi i Simeones eshte pikerisht sulmuesi i Interit per te cilin mund te pergatiten 70 mln euro.

Nderkohe, Arsenali duket se po bind Morata per nje aventure ne Premier League, aty ku sigurisht nuk eshte se la gjurme kur u huazua te Chelsea nga Real Madrid. Por, topcinjte besojne se eshte ne moshen ideale per te dhene me te miren.

Ai luajti për dy vjet në akademinë e të rinjve të Atlético Madrid dhe një vit në akademinë e të rinjve Getafe përpara se të nënshkruante për Real Madridin në 2008. Në korrik 2010, pas një sezoni të shkëlqyer me Real Madrid C, i kryesuar nga fitorja e dy titujve për të rinjtë dhe duke shënuar 34 gola, ai u promovua në Real Madrid Castilla, formacioni i Madridit B, dhe gjithashtu në të njëjtin muaj ai mori pjesë në stërvitjen verore në Shtetet e Bashkuara me ekipin e parë të trajnuar nga José Mourinho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit