Befasi: Thiago Silva rinovon me PSG-në!

29 Qershor 2020
21:57
Eraldo Harlicaj
back button

Thiago Silva ka rinovuar kontratën me PSG. Kapiteni do të largohet në fund të këtij edicioni futbollistik, por është i bindur nga drejtuesit e klubit që të luajë dhe në gusht me kampionët e Francës.

35-vjeçari do të luajë dhe në Champions League dhe më pas do të largohet drejt një skuadre tjetër. Veterani është 9 herë kampion i Francës dhe ndërpret aventurën me francezët sepse nuk iu ofrua një kontratë e re.

Silva nuk është i vetmi që do të rinovojë për një periudhë të shkurtë, pasi dhe sulmuesi Eric Maxim Choupo-Moting dhe portieri Sergio Rico do të jenë me francezët dhe në Champions League.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit