Befasohet Arsenal, Mourinho futet në garë për dështimin e Barçës

1 Gusht 2020
15:20
Denis Hakanaj
back button

Cila do të jetë e ardhmja e Philippe Coutinho-?

Lojtari brazilian është kthyer te Barcelona pas eksperiencës në Bundesliga me Bayern Munich.

Megjithatë, e ardhmja e tij është larg Katalonjës. Janë të shumta skuadrat që e duan. E fundit është Tottenham-i i Jose Mourinho-s.

Sipas shtypi anglez, nuk është vetëm Arsenal-i në gjurmët e Coutinho-s.

Siç ka shkruar The Independent, në fakt,  pavarësisht se Topçinjtë duket se janë favoritë për ta marrë brazilianin, Mou duket se po provon të ndërhyjë dhe të befasojë rivalët.

Coutinho ka pak mundësi që të luajë në La Liga sezonin e ardhshëm dhe kampionati anglez mund ta ndihmojë të kthehet në nivelet e shkëlqyera të treguara te Liverpool-i.

Ku i dihet nëse Special One nuk mund t’i japë atë diçka më shumë për ta ndihmuar edhe atë që të bëhet Special…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit