Befasohet Barça, ylli refuzon rinovimin: ja dy klubet që mund të përfitojnë

25 Janar 2022
19:24
Denis Hakanaj
back button

Ronald Araujo është një nga notat pozitive të Barcelona-s së Xavi-t.

Mbrojtësi uruguaian është në rritje ndeshje pas ndeshje dhe po bëhet një shtyllë e vërtetë e blaugranave. Nota negative ka lidhje me kontratën në skadencë.

Sipas Marca-s, lojtari duket se ka refuzuar zgjatjen e kontratës që i është ofruar nga Barcelona.

Negociatat mes drejtuesve të klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit janë zhvilluar javën e kaluar.

Uruguaiani do të donte të qëndronte te Barça, por shpreson një kontratë në lartësinë e nivelit të lojës së tij. Bisedat janë zhvilluar në mënyrë miqësore dhe negociatat mund të jenë shtyrë për në ditët e ardhshme.

Pavarësisht nga kjo, Chelsea dhe Manchester United po e monitorojnë situatën e Araujo. Vlera e lojtarit është rreth 35-40 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit