Befason Batha: Osmani është menaxheri im, ja çfarë me ka premtuar! Nuk dua të bëhem kapiten i Tiranës (VIDEO)

3 Mars 2020
14:06
back button

Idi Batha, mesfushori i Tiranës, autor edhe i dy golave në derbin ndaj Partizanit, i ftuar te “Procesi Sportiv”, ka folur për derbin e fituar me rezultatin e thellë 5-1 nga ekipi bardheblu, që kryeson edhe renditjen e kampionatit. Në lidhje me faktin se si Tirana mundi të ngrihej në këtë mënyrë këtë sezon, qoftë edhe pas momentit të luhatjes në fazën e parë dhe të dytë, Batha u shpreh:

“Kjo është një histori e gjatë që nis më përpara, pra nga ata që kanë qenë dhe nuk janë më. Veç presidentit që bëri investime, duhet thënë edhe se ishte trajneri Mema ai që kërkoi futbollistët e caktuar, por ndihmë ka dhënë me punën e tij edhe profesor Juli (Ahamataj)”.

“Egbo, çelësi i suksesit? Ka meritën më të madhe të Tirana”.

Më pas, mesfushori i Tiranës ka zbuluar dhe se cili është menaxheri i tij në Shqipëri, duke befasuar: “Eshtë Osmani! Nuk kemi asgjë me të shkruar, sepse merremi me fjalën mes burrave, por ai më ka premtuar gjëra të mëdha si të luaj jashtë shtetit apo në kombëtare një ditë!”.

Më pas, i ngacmuar për faktin nëse do të donte të bëhej kapiten i Tiranës, Batha preu shkurt: “Jo, nuk dua të bëhem kurrë kapiten i Tiranës. Nëse do të jenë të njëjtët lojtarë që janë tani, nuk do ta pranoja shiritin. A kam biseduar me lojtarë të Partizanit? Përpara derbit po, sepse kam ende miq aty. Pas derbit jo!”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit