Bayern Munich do të kthejë Jerome Boateng në skuadër.
Siç ka bërë të ditur Bild, bavarezët duket se do të peshkojnë nga merkatoe lojtarëve që kanë mbetur pa ekip dhe do të kthejnë në skuadër mbrojtësin veteran.
35-vjeçari do të kthehet të veshë fanellën e klubit kampion të Gjermanisë me skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel.
Kontrata e Boateng do të zgjasë deri në fund të sezonit.
Mbrojtësi ka luajtur me fanellën e Bayern nga 2011-ta deri në 2021-shin, kur u largua nga klubi.
Boateng ka koleksionuar 363 ndeshje. Ka shënuar 10 gola, ka dhënë 25 asiste dhe ka fituar shumë trofe me bavarezët.