Befason Conor McGregor, zyrtarizon sërish fundin…

12 Korrik 2019
20:59
Telesport
back button

Ish-kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse Conor McGregor ka provokuar edhe një herë fansat me një postim enigmatik në rrjetet sociale, duke shkruar se do të tërhiqet nga sporti. Ai përmend fjalën “fund”, por…

Do t’ju them se për mua gjithçka është e mbyllur, por ju nuk do të më besoni kurrë”, shkruan Conor McGregor.

Kjo fjali lë shumë pikëpytje, nga se e ka mbyllur përfundimisht? Nga karriera në artet marciale mikse apo nga ndonjë gjë tjetër?

Tashmë askush nuk e beson më irlandezin, që edhe më parë ka deklaruar tërheqjen nga sporti, por sërish është rikthyer në kafaz. Herën e parë ka ndodhur para eventit UFC-200 dhe më pas kjo skenë është përsëritur në mars të këtij viti, pak muaj pas duelit të tij të fundit (UFC-229).

Irlandezi ende nuk ka vendosur nëse do të rikthehet sërish në kafaz apo jo dhe ndaj kujt. Ndaj këto mesazhe janë vërtet një enigmë për të gjithë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit