Befason Conte, kampionin e botës e do tek Interi që në janar

15 Tetor 2019
10:42
Alfred Lleshi
back button

Pas dëmtimit të Alexis Sanchez, Inter kuptoi se në janar nuk do të duhet të blejë vetëm një mesfushor, por edhe një sulmues. Antonio Conte dëshiron katër lojtarë për dy fanella. Pak për një trajner si Antonio Conte, i cili donte të provonte menjëherë të bënte diçka të madhe. Sipas “Tuttosport”, Interi ka vënë në shënjestër Olivier Giroud, duke përfituar nga situata gati surreale, që sulmuesi francez po kalon në Londër. Pas sezonit të kaluar në nivele shumë të larta, duke fituar “Europa League”, si protagonist me Francën kampione në Botërorin 2018, këtë vit Giroud e sheh veten në stol me trajnerin Lampard. Ai është zgjedhje e dytë, pas të riut Abraham, i cili po i mahnit të gjithë në Premier League.

Dhe pastaj, pas dy golave në dy ndeshje me Francën, Giroud e ngriti zërin vetëm mbrëmë: “Unë do të luftoj për vendin tim te Chelsea. Trajneri e di këtë. Pastaj do t’i bëjmë llogaritë në janar. Nëse dua të largohem nga Chelsea? Jo, domosdoshmërisht! Nëse duhet të bëj një zgjedhje tjetër? Kam vite të mrekullueshme përpara meje. Jam 33 vjeç, kam akoma shumë për të dhënë. Ndihem mirë fizikisht, dua të argëtohem dhe të luaj më shumë. Chelsea është përparësia ime, por nëse në fund do të detyrohem të bëj një zgjedhje, do ta bëj sikur ika nga Arsenali”.

Fjalë të qarta. Nëse vazhdon kështu, Giroud do të largohej nga Chelsea pa menduar për asgjë, gjithashtu sepse kontrata e tij skadon brenda disa muajve, në qershor të vitit 2020. Interi do ta merrte pa ndonjë shpenzim të madh ekonomik. Antonio Conte e ka drejtuar atë te Chelsea, e vlerëson si lojtar. Në fakt, Giroud i kujton shumë stilin e Edin Dzeko si sulmues, që Interi nuk arriti ta merrte gjatë verës. I gjatë, i aftë fizikisht, ai mbron topin dhe e bën skuadrën të luajë mirë. Me Lukakun do të formonte një duet gjigant në sulmin zikaltër…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit